ACA-ja është një kompani e specializuar për ofrimin e shërbimeve të auditimit dhe të niveleve tjera të sigurisë, si dhe për ofrimin e shërbimeve të konsulencës në Kosovë. Si kompani operon që nga Janari i vitit 2008 edhe pse pronarët e saj kanë qenë të involvuar në ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe të auditimit që nga viti 2000.
ACA-ja gëzon privilegjin e ofrimit të produkteve të saja komunitetit të biznesit, organizatave jo profitabile si dhe investitorëve të huaj në tërë territorin e Kosovës. Ajo ka për qëllim jo vetëm ofrimin e shërbimeve standarde klientëve të saj, por edhe zgjidhje të prekëshme të cilat i mundësojnë klientit t’i vërejë përfitimet nga marrja e shërbimeve të tilla.
ACA-ja ka njohuri të nevojshme, eksperiencë dhe aftësi të ofrojë shërbime të niveleve të ndryshme të sigurisë dhe konsulencës të cilat e arsyetojnë koston e tyre, janë efikase, të sakta dhe në kohë të duhur. Përqëndrimi i vëmendjes në cilësinë e shërbimeve i ka mundësuar ACA-së të krijojë një bazë t ë dukshme të klientëve të cilët operojnë në Kosovë.