ACA ofron klientëve shërbime ligjore bashkohore, të cilat i mundësojnë klientit të kenë rrugë më të sigurtë gjatë zhvillimit të biznesit të tyre.

Përpilimi dhe rishikimi i të gjitha llojeve të marrëveshjeve

Për një biznes të suksesshëm është me rëndësi të veçantë që vazhdimisht të përpilohen të gjitha dokumetet ligjore në përputhje me vet nevojat e biznesit.

ACA ka specialistë të cilët mund të ofojnë shërbime ligjore në formë të përpilimit të të gjitha llojeve të marrëveshjeve dhe rishikimit të marrëveshjeve ekzistuese, në mënyrë që të arrihet një siguri që marrëveshjet janë në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme në Kosovë.

Të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet tjera të nevojshme mund të përpilohen në gjuhët zyrtare të Kosovës, si dhe në gjuhen angleze.

Shërbimet për regjistrimin dhe licencimin e bizneseve

ACA mund të ndihmojë në përgaditjen e të gjitha dokumeteve të nevojshme për formimin e kompanive dhe mund të ndihmojë në vet procesin e regjistrimit në regjistra të ndryshme siç janë: Agjencioni për regjistrimin e bizneseve kosovare (duke përfshirë regjistrimin e emrave tregtar), Administratë tatimore si dhe në zyrën e NGO-ve pranë ministrisë së administrimit publik.

ACA përpilon të gjitha dokumentet ligjore interne të kompanisë duke përfshirë statutin, aktet interne, rregulloret, vendimet e bordit, autorizimet etj.

Të gjithë klientët e ACA-së vazhdimisht mund të përkrahen në përgaditjen e pjesëve shtesë të dokumeteve ligjore, pra të gjitha ndryshimet që nevojitet të bëhen në regjistrat përkatëse.