Vlerësimi i biznesit përfshinë një sërë procedurash të cilat na mundësojnë neve të përcaktojmë vlerën e një biznesi.

Vlerësimi i Biznesit

Vlerësimi i biznesit përfshinë një sërë procedurash të cilat na mundësojnë neve të përcaktojmë vlerën e një biznesi. ACA shërben si një përcaktues objektiv dhe bashkëpunon me klient për të shpjeguar qartësisht procesin e vlerësimit. Vlerësimi i bisnesit bëhet ne mënyrë që të gjendet një përshkrim i sakt i situatës financiare të një kompanie.

Përfitimet nga Vlerësimi i Biznesit

Një vlerësim profesional, është vegla kryesore që ndihmon biznesin të menaxhojë më mirë pasurinë dhe planin e vazhdueshmërisë. Shërbimet tona të vlerësimit ju ofrohen klientëve për ti mbështetur në:

  • Planin per dalje nga biznesi apo vazhdimësi të biznesit
  • Menaxhimin e pasurisë
  • Planifikimin para shitjes
  • Blerjet ose shkrirjet e bizneseve
  • Shitja e biznesit palës së tretë
  • Transferim i brendshëm i biznesit
  • Planifikimi I taksave dhe pasurive të patundshme
Vlerësimi i Aseteve

Vlerësimi i aseteve ju shërben kompanive për të pasur një ide të qartë rreth aseteve që i zotërojnë. Kjo metodë përdoret për të caktuar shumën dhe vlerësuar pronën dhe asetet e tjera me vlerë të një kompanie. Vlerësimi i aseteve bëhet zakonisht para shitjes apo blerjes së një aseti.

Përfitimet nga Vlerësimi i aseteve

ACA punon si një vlerësues i pavarur për të inspektuar detajisht në mënyrë që klientëve ti bie këto përfitime:

  • Determinimin, gjendjen dhe nivelin e përdorimit nga aftësia për të monitoruar një aset.
  • Identifikimin e aseteve të vjetëruara dhe stoqeve që duhet të hiqen nga regjistri i aseteve.
  • Identifikimin e jetëgjatësisë së shfrytzueshmërisë të një aseti