Shërbimet e auditimit dhe të niveleve tjera të sigurisë që i ofron ACA, zhvillohen vazhdimisht në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e klientit, të cilat përfshijnë përmirësimin e procedurave të kontrollit të brendshëm dhe raportimit finaciar, duke qenë në pajtueshmëri të vazhdueshme me standardet teknike, rregullative dhe me praktikat më të mira të raportimit financiar.

Në ACA, shërbimet auditimit dhe niveleve tjera të sigurisë përfshijnë më shumë se vlerësimin e rrezikut dhe zbatimin e procedurave të auditimit. Këto shërbime ndihmojnë klientët të arrijnë qëllimet e tyre dhe të hulumtojnë mundësi të reja.

Qasja e ACA-së është bazuar në mundësinë e të kuptuarit të veprimatrisë së klientit dhe të rrezikut me të cilin klienti përballet, duke krijuar shërbime që plotësojnë edhe kërkesat më specifike të klientit.

Shërbimet e auditimit dhe të niveleve tjera të sigurisë që i ofron ACA janë:

Auditim i pasqyrave financiare

Kur klienti ka nevojë që një palë e tretë të analizojë dhe raportojë mbi gjendjen financiare të biznesit apo aktivitetit të tij, ACA-ja është në dispozicion të ndihmojë. Auditimi si një ekzaminim intensiv dhe objektiv i të dhënave financiare të klientit, siguron shprehjen e një mendimi apo opinioni nëse pasqyrat financiare janë deklaruar në mënyrë të drejtë.

ACA gjatë angazhimit siguron një kuptueshmëri të kontrolleve të brendshme të kompanisë dhe ndikimit të tyre në procesin e raportimit financiar, kryen testimet e të dhënave financiare të klientit, sipas nevojës i konfirmon informatat që posedon me palë të treta, si dhe analizon të dhënat për trendet ose ndërlidhjet e pazakonshme.

Përfitimet e klientit nga auditimi i pasqyrave financiare:

  • Siguria e përfomancës financiare, raportimit si dhe operativës të biznesit apo organizatës të klientit.
  • Rekomandime të dobishme për proceset financiare, kontrollet kyqe dhe për treguesit e përformancës.
  • Ngritja e vetëdijsimit për ndryshimet rregullative dhe ato të kontabilitetit.
Auditim i brendshëm

Varësisht nga nevoja që ka klienti për sigurimin e shërbimeve të auditimit të brendshëm; në formë të kontraktimit të përkrahjes për ekipin ekzistues të auditmit të brendshëm, apo në formë të kontraktimit të tërë funksionit të audtimit të brendshëm, ACA mund t’i ofrojë klientit zgjidhje që dizajnohen sipas nevojave specifike të vet klientit.

Vlerësimi i nevojave të klientit do të rezultojë në:

  • Kontraktimin e tërësishëm të funksionit të auditimit të brendshëm
  • Kontraktimin e pjesërishëm të funksionit të auditimit të brendshëm
  • Këshillimin dhe monitorimin e funksionit ekzistues të auditimit të brendshëm.

Përfitimet nga shërbimet e auditimit të brenshëm që ofron ACA:

  • Zgjidhje e mirë sa i përket kostos dhe efikasitetit – duke e patur parasyshë që çmimi i personave të kualifikur vazhdimisht është në ngritje, kostoja e trajnimit dhe aftësimit të personelit dhe shndërrimit të tij në personel me eksperiencë të mirëfilltë për auditim të brendshëm rritet dukshëm.
  • Ekspertiza dhe përvoja – Profesionistët e ACA-së që e kryejnë auditimin e brendshëm janë persona të trajnuar dhe me përvojë të gjërë.
  • Pavarësia dhe objektiviteti – ACA me shërbimet e auditimit të brendshëm siguron një rishikim të pavarur të proceseve të klientit, të cilat mund të ndihmojnë organizatën apo kompaninë e klientit të veprojë në mënyrë më efikase.
  • Efiqenca – konsulentët e ACA-së për auditim të brendshëm nuk janë vazhdimisht prezent tek klienti, prandaj ACA i kushton rëndësi të veçantë plotësimit të detyrave të auditimit të brendshëm në mënyrë sa më efikase.
  • Obligimet dhe përgjegjësitë – Duke angazhuar ACA-në, klienti nuk do të ketë përgjegjësi të njejta si ato që i ka në drejtim të stafit të tij. Kontrata mund të përfundohet sipas marrëveshjes në mes të dy palëve.
Angazhimet e rishikimit

Një shërbim rishikimi paraqet një analizë të të dhënave financiare, me një siguri të kufizuar. Ajo përfshinë procedura më të kufizuara se sa një auditim, kryesisht hetime të menaxhmentit si dhe procedurat analitike të zbatuara në të dhëna financiare. Bazuar në këto procedura, ACA identifikon dhe raporton tek klientët, çdo ndryshim material që duhet të bëhet në pasqyrat financiare me qëllim që ato të jenë në përputhje me standardet e kërkuara.

Përfitimet nga aplikimi i shërbimeve të rishikimit:

Shërbimet e rishikimit edhe pse janë më të kufizuara në fushëveprim se sa një auditim, nga aspekti i kostos dhe efikasitetit mund të sigurojnë një zgjidhje alternative për marrjen apo ofrimin e një sigurie të kufizuar sa i përket deklarimit të drejtë të pasqyrave financiare.

Përpilimi i pasqyrave financiare

Nëse klientit i nevojitet ndihmë në përgatitjen e bilancit përfundimtar dhe pasqyrave financiare, ACA është në gjendje të ndihmojë. Përpilimi i pasqyrave financiare paraqet nivelin më të thjeshtë të shërbimeve që ACA ofron në lidhje me shërbimet e sigurisë.

Përfitimet e klientit nga shërbimet e përpilimit të pasqyrave financiare janë:

  • Rritja e cilësisë të raportimit financiar dhe menaxhimit të informatave
  • Rritja e sigurisë të raportimit është plotësisht në përputhje me standardet dhe rregulloret relevante të raportimit financiar.
  • Përmirësimi i njohurive dhe ekspertizës të personelit të financave sa i përket aspekteve kryesore mbi standardet e raportimit financiar.