Shërbimet e ACA-së në fushën e financave dhe të konsulencës përfshijnë më shumë se sa vlerësimin e aktivitetit të bizneseve dhe hartimin e planeve financiare. Këto shërbime ndihmojnë klientët që të shohin përtej pengesave të përditëshme finanicare, në mënyrë që të kenë një vizion më të qartë për të ardhmen e tyre.
Duke angazhuar profesionistët e ACA-së, klientët mund të përfitojnë në kohë, gjë që iu mundëson të përqëndrohen më shumë në rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre.
Qasja e ACA-së është e bazuar në vlerësimin e shkaqeve reale të dobësive të bizneseve, si dhe në identifikimin e mundësive të cilat drejtojnë klientët drejt arritjes të vizionit të tyre.
Shërbimet e ACA-së në fushën e financave dhe konsulencës janë:
ACA ka dizajnuar shërbime gjithëpërfshirëse të kontabilitetit dhe financave, në mënyrë që t’i ofrohen bizneseve këshilla optimale në fushën e financave dhe të kontabilitetit.
Këto shërbime përbëhen nga:
- Përgaditja e pasqyrave financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza e shpenzimeve
- Menaxhimi i buxhetit
- Konsulencë për tatime
- Konsulencë për dizejnimin e sistemit të kontabilitetit dhe implementimin e tij.
- Konsulencë për sistemin e kontabilitetit në “Quick Books”.
ACA-ja e kupton rëndësinë që ka ofrimi i informatave të besueshme finaciare në kohë të duhur për zhvillimin e mirëfilltë të një biznesi apo të një organizate. Duke ofruar kontraktim të shërbimeve finaciare dhe të kontabilitetit, ACA-ja u mundëson bizneseve dhe organizatave të menaxhojnë më mirë kohën dhe fuqinë punëtore të tyre. ACA-ja ka njohuri, përvojë dhe aftësi të nevojshme për t’u siguruar klientëve shërbime të kontraktuara të cilat e arsyetojnë koston e tyre, janë të sakta dhe në kohë të duhur. Qëllimi i ACA-së është t’i ofrojë ndihmë klientëve në optimalizimin dhe shfrytëzimin sa më të mirë të aseteve të tyre.
Shërbimet finaciare që ofrohen në formë kontraktimi nga ACA-ja janë:
- Menaxhimi i aseteve në kontabilitet
- Përllogaritjet e amortizimit dhe të zhvlerësimit
- Llogaritë e arkëtueshme
- Llogaritë e pagueshme
- Përllogaritja e pagave
- Raportimet financiare
Përfitimet nga shërbimet e kontraktuara finaciare të ACA-së janë:
- Zvogëlimi i shpenzimeve të ndërlidhura me punësim
- Niveli i pavarësisë në ofrim të shërbimeve
- Ndikimi në kosto dhe në efikasitet
- Fleksibilitet më i madh përbrenda organizatës
- Rritja e fokusimit në zhvillimin e thelbit të biznesit
ACA mund të ndihmojë klientët e saj në përmbledhjen e ideve të tyre në një plan profesional dhe të fokusuar. Duke bërë një vlerësim dhe një analizë të përparësive dhe të dobësive të biznesit të klientit, ACA mund të japë një pasqyrë të mirë se si mund të zhvillohet ky biznes. Si rezultat ACA mund të sigurojë klientit një bazë për planifikim dhe të ndihmojë klientin të zhvillojë objektiva strategjike reale. Kjo jo vetëm që do të ndihmoj klientin të vlerësoj realizueshmërinë e objektivave, por edhe të maksimizojë mundësitë për rritjen sa më të madhe financiare.
Shërbimet strategjike të cilat ACA i ofron janë:
- Planifikimi strategjik i veprimeve të biznesit.
- Planifikimi i biznesit.
- Studimet e fizibilitetit.
- Parashikimet financiare.
Përfitimet e klientit nga marrja e shërbimeve strategjike:
- Drejtim i kompanisë i definuar qartë.
- Vendimarrje më e mirë e bërë duke u fokusuar në arritjen e caqeve të caktuara nga ana e kompanisë.
- Rritja e aftësisë për t’u marrë me rreziqe të jashtme.